Zv.sekretari për Bashkëqeverisjen e Aleancat në PS, Petro Koçi nuk i kursen akuzat ndaj presidentit Ilir Meta, i cili sipas tij po sillet si kryetar opozite.

Koçi bën ironi me Metën për të treguar se është më shumë kryetar partie se sa kryetar shteti, kur thotë se bashkëshortja numër 1 e tij është LSI, pastaj vjen Monika.

Madje për zv.ministrin e Mbrojtjes, Meta armik numër një nuk ka Ramën por reformën në drejtësi.

“Meta po sillet si kryetar opozite dhe jo si president i Republikes. Mbi te gjitha ai ne cdo veprim e qendrim perfaqeson interesat e drejteperdrejta te LSI.

Metaforikisht mund te themi se LSI eshte bashkeshortja numer 1 e Ilir Metes. Pastaj vjen Monika.

Nderkohe duket qartazi se armiku i tij numer 1 nuk eshte Rama por Reforma ne drejtesi. Ramen dhe imperializmin euroamerikan presidenti i sulmon vec per hir te riformimit te sistemit te drejtesise, riformim qe do shkepuse drejtesine mga kthetrat e politikaneve.

Gjithe aktet antikushtetuese te presidentit shpjegohen jo me hallin se kush drejton pushtetin vendor.

Qellimi eshte krijimi i nje kaosi politik , dalja nga i cili te mund te shoqerohet me rrezimin e reformes ne drejtesi. Parlamenti nuk duhet te lejoje shkelje te metejshme te kushtetutes, duke ndeshkuar se pari shkeljet e deritanishme”, deklaron Koçi.