“Partitë e opozitës në shumë vende janë penduar për vend imin për të bojkotuar zgjedhjet”, ka deklaruar Thomas Greminger, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, si një mesazh se një gjë të tillë nuk duhet ta bëjë dhe opozita serbe, edhe ajo e frustuar përballë pushtetit të Vuçiçit. Edhe pse e ka thënë në shumës, nuk është e vështirë të kuptohet se fraza shkon për atë që ka bërë opozita në Shqipëri, e cila plus dhe dorëzimit të mandateve, ka dalë jashtë sistemit, e tani nuk po dinë se si të rihyjë aty pa kosto të tjera politike.

“Një bojkot nuk është dhe nuk mund të jetë një zgjidhje afatgjatë. Nëse i shikoj gjërat përmes një tabloje më të madhe, mund të them që partitë e opozitës në shumë vende janë penduar për vendimin për të bojkotuar zgjedhjet”, theksoi me ta madhe Greminger.