Wesley Sneijder, i ka dhënë fund karrierës së tij në futboll.

Veterani holandez ka luajtur ndeshjen e tij të fundit, në muajin janar, me skuadrën e Al – Gharafa.

Ish-lojtari i Interit pësoi një dëmtim por nuk arriti që të rikthehet në fushën e blertë para skadimit të kontratës së tij, raporton “Tuttomercato”.

Sneijder së fundmi ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Utrecht, jo si futbollist, por në rolin e drejtuesit.

Mesfushori numëron 134 paraqitje me kombëtaren e Holandës, ku ka shënuar 31 gola. Suksesi më i madh i tij mbetet tripleta (Scudetto, Kupë, Champions) me Interin në vitin 2010.