Siç është raportuar nga “Bild”, tani është koha për vizitat mjekësore të Ivan Perisic, pas të cilave do të bëhet zyrtarisht lojtar i Bayern Munich.

Flitet për një huazim në sezonin e ri, me të drejtë blerjeje përfundimtare. Sot, rreth orës 11:40, kroati ka kryer testet mjekësore nën drejtimin e internistit të Bayernit, dr.Roland Schmidt, në spitalin “Barmherzige Brüder”.

“Bild” e fotografoi Perisic duke dalë nga ndërtesa. Kroati ishte me humor të mirë, duke thënë: “Po, unë thjesht bëra kontrollin mjekësor”.

Nga spitali doli me këshilltarin Nenad Jestrovic dhe mori drejtimin e rrugës “Säbener”. Po sot, transferimi nga Interi te Bayerni do të zyrtarizohet përfundimisht. Ja shifrat e operacionit në fjalë: 5 milionë euro për huazimin në sezonin e ardhshëm dhe 20 milionë euro kartoni, në rast blerjeje vitin e ardhshëm.

Perisic mezi pret udhëtimin e tij të tretë në Bundesligë, pas Dortmund dhe Wolfsburg.