Tashmë është zyrtare. Keisuke Honda është lojtari më i ri i Vitesse. Ish-lojtari i Milanit ka firmosur ditën e sotme me holandezët, teksa prej disa ditësh ishte në provë.

Japonezi duket se e ka kaluar me sukses dhe i ka bindur drejtuesit e Vitesse që të besojnë tek ai. 33-vjeçari ka firmosur një kontratë që e mban në Eredivisie deri në fund të sezonit.