Brescia shkarkon trajnerin Eugenio Corini.

Humbja e djeshme 2-1 ndaj Veronës, ka rezultuar fatale për teknikun e Brescia, i cili mori drejtimin e “dallëndysheve” një vit më parë, por u shkarkua nga drejtuesit për rezultate të dobëta.

Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Corinin është trajneri uruguaian Diego Lopez, shkruan “foxsports”, raporton SYRI.net.

Humbja ndaj Veronës ishte e treta radhazi për Breshan, e cila në 11 javë kampionat ka arritur të grumbullojë vetëm 7 pikë.