Mario Balotelli ka njoftuar zyrtarisht se ka nënshkruar një kontratë me klubin e vendlindjes së tij Brescian.

“Rikthimi në Itali, pas tri viteve, është bërë i mundur nga përkushtimi i Marios dhe entuziazmi i tij për t’u rikthyer Brescia, qyteti ku ai është rritur dhe ku ai mësoj anën teknike dhe fizike më parë”.

“Nesër, më 19 gusht, futbollisti do të prezantohet zyrtarisht në zyrat qendrore të Brescia në ora 4:45”.

Është raportuar se paga bazë e tij është 1.5 milionë euro për një vit me një numër të madh bonusesh për golat e shënuar.