Sfilata e shumëpritur e fundvitit, ajo e engjëjve të Victoria’s Secret është anuluar zyrtarisht këtë vit! Dje brand-i i njohur i të brendshmeve seksi, njoftoi se kompania po punon për të shpëtuar reputacionin e saj, pas rënies së vlerësimeve dhe kritikave për mungesën e diversitetit të saj.

Kompania L Brands njoftoi zyrtarisht se këtë fundvit nuk do t’i shohim engjëjt në pasarelë, katër muaj pasi modelja Shanina Shaik dha lajmin e trishtë. Vendimi është pjesë e një lëvizje për të “evoluuar mesazhin e kompanisë” dhe duket se shfaqja është drejt rrugës për t’u bërë një relike e së kaluarës.

Kompania po largohet nga metodat ekstravagante të marketingut, pasi shitjet në Victoria’s Secret vazhdojnë të bien. Shitjet kanë rënë 7 për qind në tremujorin e fundit në krahasim me një rënie prej 2 për qind në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Këtë vit Victoria’s Secret ka pasur probleme të shumta në shitje, pasi shefi i tyre i marketingut bëri një koment që nuk u prit mirë nga publiku. Ai u shpreh se me veshjet e tyre nuk përfaqësojnë femrat me masë më të madhe se S (Small) dhe as komunitetin LGBT.Pas kësaj disa gra dolën në  protestë dhe shitjet e kompanisë u ulën ndjeshëm.