Xhisiela Maloku, e njohur publikisht si ish-e dashura e Rexhep Rrajës, djalit të deputetit të PS-së, Rrahman Rraja, ka publikuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale.

Ndërkohë që në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja ka rënë në pranga Redjan Rraja, pikërisht kushëriri i Rexhepit, që Maloku e ka denoncuar për dhunë dhe presion, 26-vjeçarja ka shprehur ‘kënaqësinë’ që drejtësia po shkon në vend.

“Se Zoti është i madh, të drejtin as një ushtri s’e rrëzon,”– shkruan Xhisiela në një postim në Instastory, shkruan Dosja.al.

Redian Rraja është akuzuar nga ish-efektivi i policisë së Krujës Emiljano Nuhu, i cili mori përsipër çështjen e Xhisielës. Ishte “Dara” i Krujës, që sipas Nuhut e ka telefonuar dhe i ka thënë që të mos merret më me familjen e tij, pasi mund ta ‘shkrijë të gjithë komisariatin’.