Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar shifrat e zjarreve në vennd dhe gjatë muajit korrik e gusht shifrat janë relativisht të larta. “99% e rasteve kanë qenë të qëllimshme, dhe ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët” -shkruan Ministrja Xhaçka.

Postimi i plotë:

Pavarësisht punës së jashtëzakonshme të Emergjencave Civile, Forcave te Armatosura, zjarrfikësve dhe ndihmës së qytetarëve të shumtë që na u bashkuan si vullnetarë, korriku dhe gushti shënuan një numër të pazakontë zjarresh. 324 vatra zjarri në mbarë territorin e vendit, 1900 ha pyje, toka bujqësore, kullota, nga zjarre që në 99% të rasteve kanë ardhur jo nga temperaturat e larta, por nga zjarrvënia e qëllimshme! Vazhdojmë të jemi në krye të detyrës për të mbrojtur pronën publike e private, e mbi të gjitha jetën e qytetarëve. Ligji do të veprojë me ashpërsinë më të madhe ndaj autorëve të këtyre akteve që rrezikojnë të mirën tonë të përbashkët.