Zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Janë djegur 15 hektarë dushqe dhe pisha. Zjarri është ndarë në 7 vatra dhe është krijuar vështirësi për të hyrë që të mundësohet shuarja e tij.

Kujtojmë që ditët e fundit ka pasur shumë raste zjarresh, qoftë të qëllimshme apo dhe nga shkaqe natyrore nga temperatura e lartë. Ditën e djeshme ndodhi një rast tjetër në Ersekë në vendin e quajtur Antenat, ku banorët e kishin vendosur për të pastruar tokën, por u arrit shuarja e tij nga forcat zjarrfikëse. Po ashtu situata të rënda me zjarrin kanë patur rrethet e Gjirokastrës, Fierit, dhe Shkodrës.