Zinedine Zidane thuhet se ka humbur besimin e bordit të Real Madridit dhe pritet shumë shpejt të largohet nga stoli i klubit mbretëror.

Legjenda franceze u rikthye te Los Blancos në fund të sezonit të kaluar në mënyrë që ta rikthente skuadrën në majat e futbollit spanjoll dhe europian.

Por, rikthimi i tij nuk i ka plotësuar pritshmëritë dhe po flitet se në ditët në vijim mund të shkarkohet.

Në ndërkohë, “Goal” raporton se krerët e klubit spanjoll janë duke u angazhuar që ta kthejnë Jose Mourinhon në “Santiago Bernabeu”.

Në ndërkohë, “Special One” është favoriti kryesor për ta zënë vendin e tij. Mourinho është pa punë që prej largimit nga Manchester Unitedi dhe deri tani i ka refuzuar disa oferta duke zgjedhur të bëjë rolin e analistit në “Sky Sport