Gareth Bale dhe James Rodriguez këtë merkato verore ishin pothuajse të larguar nga Madridi.

Trajneri dhe klubi nuk i dëshironin më në skuadër për sezonin e ardhshëm dhe i kishin nxjerrë në shitje.

Mirëpo sipas asaj që raporton “AS” duket se gjithçka ka ndryshuar dhe të dy futbollistët do të jenë pjesë e “Los Blancos” edhe për sezonin tjetër, i cili fillon këtë fundjavë.

Mendohej një afrim i Christian Eriksen ose Van De Beek në skuadër, por Zidane i ka thënë drejtuesve se dëshira e tij është vetëm Pogba dhe në qoftë se nuk vjen Paul më mirë mbajë këto futbollistë që kam.

Kërkesat e larta nga ana e klubit të Manchester United kanë bërë që drejtuesit madrilen të tërhiqen nga mesfushori francez.

James u rikthye nga huazimi prej dy vjetësh në Bayern Munich, kurse Bale nuk kishte minutazh të mjaftueshëm dhe shfaqi formë të zbehtë në Madrid në sezonin e fundit. Ky do të jetë shansi i fundit që i jepet dy lojtarëve për t’i bindur të gjithë në Madrid.