Zinedine Zidane këmbëngul se nuk ka arsye për ta shitur yllin Gareth Bale këtë verë dhe ta zëvendësojë atë me Eden Hazardin e Chelseat.

Hazard ka qenë shumë i lidhur me një transferim të tij në Bernabeu, ndërsa Bale është lidhur me një largim nga Reali.

Zidane u pyet se a do ta shiste lojtarin e tij të pëlqyer, Bale, që të krijonte vend për yllin e Bluve, por përgjigja e tij nuk do t’ju pëlqej shumë tifozëve Los Blancos.

“Jo. Bale do të jetë në skuadër edhe në sezonin e ri”, ka thënë fillimisht Zidane para gazetarëve.

“Duhet ta pranojmë që ne jemi një skuadër prej 24 ose 25 lojtarësh dhe nëse blejmë të tjerë atëherë është e qartë se dikush duhet të largohet”.

“Kjo është një gjë normale e stafit të çdo klubi. Ajo që unë shoh është se ju vetëm më pyetni, pavarësisht se situata është e njëjtë në të gjitha ekipet dhe trajnerët që ndryshojnë gjërat”.