Zinedine Zidane beson se Karim Benzema radhitet përkrah Cristiano Ronaldos në librat e historisë së Real Madridit. Sulmuesi francez i shënoi dy gola në fitoren e Real Madridit 6:0 kundër Galatasaray të mërkurën në Ligën e Kampionëve, duke e arritur shifrën e 50 golave për klubin në këtë garë.

Trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, e lartësoi bashkatdhetarin e vet pas ndeshjes. “Statistikat e tij flasin vetë. Ata të cilët e pëlqejnë futbollin e dinë se ai është lojtar shumë cilësor”, tha Zidane për Benzeman për ndeshjes.

“Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin dhe po luan shumë mirë. E vetmja gjë që ndryshoi që prej largimit të Cristiano Ronaldos, është se Karim është më i pjekur. Jam shumë i lumtur për Karimin”, shtoi ai.

“Është e vërtetë se ai e ka kaluar legjendën e këtij klubi, Alfredo di Stefano (duke i shënuar 50 gola në Champions). Ai është si Cristiano Ronaldo në histori të këtij klubi”, theksoi Zidane.