Nga Eduart Zaloshnja/

Revista Follow Business Albania komisionoi një sondazh elektronik kombëtar, i cili u zhvillua ditët e fundit nga Dr. Eduard Zaloshnja. Kampioni përbëhej nga 3336 zgjedhës me banim në Shqipëri, duke përfaqësuar statistikisht elektoratin shqiptar, si politikisht edhe demografikisht. Maksimumi i marzhit të gabimit për këtë kampion ishte plus/minus 2.2%.

Sondazhi tregon që, nëse zhvillohen sot zgjedhje parlamentare në Shqipëri, pjesmarrja do të ishte më e ulët se në zgjedhjet e 2017-ës; rreth 270 mijë zgjedhës më pak do të merrnin pjesë sot në zgjedhje.

Krahasur me sondazhin e gushtit, PD-ja do të merrte sot rreth 70 mijë vota më pak, ndërsa partitë e tjera do të ruanin pak a shumë votat e gushtit (grafiku 1).

Sot PS-ja do të merrte pothuaj 53% të votave të pjesëmarrësve në zgjedhje; PD-ja pothuaj 34%; LSI-ja 7%; PDIU rreth 3%, dhe partitë e tjera të vogla rreth 3% (grafiku 2).

LSI-ja ka pësuar tkurrjen më dramatike të votave, krahasuar me zgjedhjet e 2017-ës; pothuaj një tkurrje prej 135 mijë votash. Ndërsa PS ka sot 65 mijë vota më pak se në zgjedhjet e 2017-ës, por mbetet partia më e madhe në vend, me diferencë të ndjeshme ndaj të tjerave. Kurse PD-ja është rikthyer në nivelin e saj depresues të 2017-ës (Shihni tabelën përmbledhëse 1).

Tabela permbledhese 1