Kryeministri i Shqipërisë ai i Maqedonisë së Veriut dhe presidenti i Serbisë janë mbledhur në Ohër në një takim trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Takimi do të vijojë edhe të dielën.

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbërriti pasditen e sotme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është takuar edhe me dy homologët e tij si Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev.

Ai u prit në orën 17:30 nga homologu i tij maqedonas dhe më pas është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në Ohër në kuadër të Samitit për Zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Ky është takimi i dytë mes tre kryeministrave.

Ndërkohë presidenti maqedonas Stevo Pendarovski ka rezervuar një darkë me Zaev, Ramën dhe Vuçiç.

Takimi i parë u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Evropës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas samitit, ditën e nesërme pritet edhe një konferenca për shtyp në orën 12.00.