Serra e teknologjisë së fundit në Divjakë, “Lisar Seedlings”, e cila prodhon mbi 15 milionë fidanë në vit është përkrahur nga qeveria, përmes fondit të financimit europian për zhvillimin rural. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo serrë me sipërfaqe 3,6 ha, e cila llogaritet të jetë më e madhja në Ballkanin Perëndimor.

“Po përfundon në Divjakë… ‘Lisar Seedlings’, një superserrë e teknologjisë së fundit, me sipërfaqe 3.6 Ha, e cila llogaritet të jetë më e madhja në Ballkanin Perëndimor. Prodhon mbi 15 milionë fidanë në vit dhe është përkrahur nga qeveria, përmes fondit të financimit europian për zhvillimin rural. Respekt. Bujqësia që duam. Shqipëria që duam”, tha Rama.

“Lisar Seedlings” në Divjakë, është një serrë me teknologji moderne holandeze dhe furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas, por edhe eksporton. Për zgjerimin e saj, “Lisar Seedlings” është mbështetur nga programi IPARD.

“Lisar Seedlings” eksporton një pjesë të madhe të fidanëve në Perëndim. Numri i të punësuarve në këtë serrë është rreth 50 vetë. Pritet që kjo sipërmarrje të zgjerohet edhe më tej falë skemave mbështetëse të qeverisë shqiptare për bujqësinë dhe fondeve të programit IPARD.