Ardit Gjebrea ka zbuluar emrin e bukuroshes që do ta shoqërojë këtë vit në festivalin “Kënga Magjike”.

Përmes një fotoje të publikuar në Instagram, moderatori dhe producenti i festivalit të madh tregon se këtë vit pranë tij do të qëndrojë e bukura Adrola Dushi.

Ish-missi do të prezantojë përkrah Arditit për herë të parë “Këngën Magjike”.

“U [email protected] na vaftë mbarë! #kengamagjike2019”, shkruan Arditi në foton e publikuar.

Një reagim e ka bërë edhe bukuroshja shqiptare, e cila shprehet se kjo është një ëndërr e bërë realitet:

“Emocionet thyejnë ligjet e modestisë.. dhe pa dashje realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit!”

Vitin e kaluar Arditi shoqërohej nga dy femra të njohura në skenën e festivalit, që janë Klaudia Pepa dhe Bora Zemani. Nuk e dimë ende nëse do të ketë një tjetër bukuroshe këtë vit, por këtë pritet ta zbulojmë së shpejti!