Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri, Besa Shahini ka votuar për zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen sot në Kosovë.

Shahini ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, deputet në parlamentin e Kosovës, Dardan Molliqaj.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi t’i votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Ndërkohë që numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.