Zënka midis Sadio Manes dhe Mohamed Salahut gjatë ndeshjes së Liverpoolit kundër Burnley në Premierligë, i ka bërë mirë skuadrës, sepse kjo tregon sesa shumë e duan fitoren të kuqtë, sipas Sami Hyypia.

Ylli i Senegalit Mane i shfaqi emocionet dhe nuk u përmbajt, duke treguar pakënaqësinë me Salahun që nuk ia kishte pasuar një top në ndeshjen e gushtit në Turf Moor. Mane reagoi me zemërim ndaj Salahut, pasi ky i fundit vendosi të gjuajë në portë në vend se t’ia pasojë topin atij në një rast të caktuar.

Pasi u zëvendësua, senegalezi e hodhi fanellën e stërvitjeve në tokë dhe bëri shfaqi tërbimin e tij para bashkëlojtarëve në stol. Ish-mbrojtësi i Liverpooli Hyypia mendon se kjo zënkë tregon thjesht se sa shumë e duan titullin në Premierligë lojtarët e Jurgen Klopp.

“I shikoj ata dhe duket se argëtohen duke luajtur në një nivel kaq të lartë, por ata po ashtu kërkojnë shumë nga njëri-tjetri. Prandaj janë të ashpër me njëri-tjetrin”, tha Hyypia.