Blogerja Armina Mevlani është vënë së fundmi përpara një zgjedhjeje të vështirë. E ftuar në “Ftesë në 5”, Mevlani u pyet nga moderatorja Bieta Sulo se cilin do të zgjidhte për këshilla, babain e saj apo të fejuarin Shkëlzen Berisha.

Por blogerja nuk zgjodhi dot përballë dy meshkujve më të rëndësishëm për të.

Ajo u shpreh se Shkëlzeni është një këshillues mjaft i mirë përsa u përket bizneseve të saj dhe ambicieve, ndërsa babain e konsideron mik. Domethënë nga të dy merr këshilla, por në fusha të ndryshme.

“Është shumë e vështirë se janë të dy për dy gjëra të ndryshme. Për gjëra pune apo të miat profesionale unë Shkëlzenin e kam këshillues numër 1. Është ai që më këshillon çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëj.

Ndërsa babai ka qenë shoku im i ngushtë duke filluar nga gjërat më personale deri tek sjelljet e përditshme në shoqëri. Unë asnjëherë s’i kam fshehur atij asgjë. Ka qenë shoku im i ngushtë! S’i ndaj dot,”– tha Mevlani.