Sipas Forbes, në të gjithë botën janë afro 2,200 miliarderë.Shumë prej tyre duhet të punonin për vite me radhë për ta arritur pasurinë që kanë.

Disa të tjerë, më fatlumët janë ata që kanë lindur në familje të pasura dhe kanë ndjekur biznesin e familjes.Por, janë disa njerëz të cilët e kanë bërë pasurinë e tyre në më pak se një dekadë. Kjo nuk do të thotë që nuk kanë punuar fortë.

Të gjithë emrat e listuar më poshtë kanë diçka të përbashkët. Ata kanë arritur të bëhen miliarderë falë internetit.

Jeff Bezos: 6 vjet. Shefi i kompanisë Amazon, ka një pasuri prej 165 miliardë $.

Eduardo Saverin: 6 vjet. Sipërmarrësi brazilian, ishte nga aksionerët fillestarë të Facebook. Sot zotëron 11.6 miliardë $.

Mark Zuckerberg: 4 vjet. Themeluesi i Facebook, u bë miliarder kur ishte vetëm 23-vjeç. Sot ka 75 miliardë $.

David Filo & Jerry Yang: 4 vjet. Ishin studentë, kur themeluan faqen e mirënjohur të internetit Yahoo në vitin 1994. Në vitin 2017, e shitën për 4.48 miliardë $.

Mark Kuban: 4 vjet. Krijoi Broadcast.com, që më vonë u ble nga Yahoo. Sot ka 4.1 miliardë $.

Patrick & John Collison: 4 vjet. Themelues të “Stripe”, që merret me miliarda transaksione financiare çdo vit. Në vitin 2016, “Stripe” vlente 9 miliardë $.

Evan Spiegel & Bobby Murphy: 3 vjet. Themelues të aplikacionit “Snapchat” në vitin 2011. Më 2014, kompania e tyre vlente mbi 1 miliardë $.

Pierre Omidyar: 3 vjet. Themelues i uebsajtit të shitjeve “ebay”. Sot ka 13.8 miliardë $.

Sean Parker: 1.5 vjet. Presidenti i parë i Facebook në vitin 2004. Më vonë themeloi Napster. Sot ka 2.7 miliardë $.

Jay S.Walkër: 1 vit. Krijoi në vitin 1997 “Priceline”, faqe e internetit kur prenotohen udhëtimet.