Idhuj paganë, shkronja kelte e madje edhe një kafkë njerëzore.

Ky është altari shtëpiak i gjetur në një apartament në periferi të Piacenza-s në Itali, pas një operacioni ‘blic; të skuadrës së policisë, e cila kishte nisur hetimet mbi një rast të një sekti satanik të fshehtë, koordinuar nga kryeprokurori Matteo Centini. Janë tre personat e denoncuar, për momentin për aktin e vjedhjes.

Hetimet e kuesturës janë përqendruar në zbardhjen e një fenomeni tmerrësisht shqetësues, të cilat, shpjegojnë, mund të përfshijnë edhe konvertimin online dhe përdorimin e drograve hipnotizuese për t’i bërë njerëzit të varur ndaj sektit.

Të akuzuarit janë një grua 42 vjeçare që mund të ketë një rol të ngjashëm me atë të një priftëreshe, një 39 vjeçare dhe një 60 vjeçar i cili është parë të sorrollatej në varrezat e zonës.