Homose ksualiteti lind nga një ‘ylber’ i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë.

Këtë teori mbështet një studim i kryer mbi një million persona nga një skuadër ndërkombëtare e koordinuar nga italiani Andrea Ganna i Broad Institute i Harvard-it. Për hulumtuesit nuk ekziston një gen i vetëm që lejon parashikimin e sjelljes sek suale, por mijëra variante që kontribuojnë në mënyrë të limituar në raport me ndikimin e ambjentit dhe kulturës.

Studimi i rëndësishëm, i përshkruar nga revista Science, përfaqëson kërkimin më të madh gjenetik mbi temën e homos eksualitetit.

“Studimet e mëparshme sugjeronin prezencën e sinjaleve të forta gjenetike që mund të parashikojnë sjelljen sek suale: një ndër studimet më të njohura ishte ai që vinte theksin tek kromozomi X, por në studimin e ri, me një kampion 100 herë më të madh, kemi treguar se nuk është kështu”, shpjegoi Ganna.

Për të trajtuar çështjen në mënyrë statistikisht rigoroze, kërkuesit ekzaminuan të dhënat relative në mbi gjysëm milioni njerëz të pranishëm në dy banka të dhënash gjenetike: banka britanike ‘UK Biobank‘ dhe ajo amerikane ‘23andMe‘.

“Bëmë një skanim të të gjithë gjen omës, duke ekza minuar miliona shënjues gjenetikë për të parë se cilat syresh mund të jenë të lidhur me sjelljen sek suale të deklaruar nga njerëzit që u morën në pyetje”, ka nënvizuar kërkuesi.

Kështu dolën në pah pesë variante gjenetike që lidhen me mënyrë shumë domethënëse statistikisht me homose ksualitetin, për të cilin ende nuk njihet mirë funksioni.

“Dimë se një nga këta variante gjendet në një pjesë të ADN-së ka receptorë për nuhatjen, ndërsa një tjetër ësthë e lidhur me tullacllëkun mashkullor dhe me shumë mundësi me rregullimin hor monal, po këto janë vetëm hipoteza “, shton Ganna, i cili punon për Laboratorin Europian të Biologjisë Molekulare.

“Duke u bashkuar të gjitha bashkë – vëren shkencëtari – pesë variantet që gjetëm shpjegojnë më pak se 1% të variabilitetit në sjelljen sek suale.

Ka mundësi që të ekzistojnë mijëra gjene të tjera të lidhur në një farë mënyre me sjelljen sek suale edhe pse dyshojmë se mund të kontribuojë në 25% në këtë çështje shumë komplekse”.