Pak ditë më parë, familja spanjolle Galdón u sulmua nga pronari i restorantit ‘Panorma’ në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

Shkak u bë refuzimi për të marrë porosinë, pasi ajo u vonua shumë.

Por kush është kryefamiljari, Eugenio Galdón?

Eugenio Galdón është një biznesmen shumë i njohur në Spanjë, themelues i ONO (kompani që ofron shërbimin telefonik, televiziv dhe internet).

Shqiptarja.com shkruan se ai është ish-shefi i kabinetit të kryeministrit, në kohën e Adolfo Suárez dhe ish- drejtor i grupeve mediatike Prisa ose COPE.