Lindita Halimi ka konfirmuar plotësisht pjesëmarrjen e saj në festivalin e “Këngës Magjike”. Këngëtarja shqiptare është kthyer posaçërisht nga Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në festival.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Linda me anë të një postimi në Instagram ku zbulon edhe titullin e këngës së saj. “Want my love” titullohet kënga konkurruese e cila me sa duket do të vijë në gjuhën angleze.

Kënga është një prodhim i Eric “Nealante” Phillips i njohur për punën e tij me artistë të famshëm botërorë si French Montana apo Beyonce. Ende nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një baladë apo për një këngë ritmike. Këtë na mbetet ta shohim në vijim.