Moderatorja e njohur Jonida Vokshi do të kurorëzojë me martesë këtë muaj dashurinë e saj me partnerin Besnik Krapi. Më herët çifti njoftoi se ceremonia e martesës do të mbahej në muajin shtator, ndërsa zbuluan edhe ftesat e veçanta të dasmës.

Ftesa ishte në formën e një guaske, duke lënë të kuptohet se dasma do të mbahet në një vend bregdetar.Burime për “Iconstyle.al” kanë zbuluar se dasma e Jonidës dhe Besnikut do të mbahet në datën 14 të këtij muaji.

Pritet që dasma të ketë të ftuar personazhe të njohur të showbiz-it, ndërsa ne mezi po presim të shohim Jonidën dhe Besnikun si nuse e dhëndër krah njëri-tjetrit. Pas martesës, dyshja ka vendosur që të jetojë në Kosovë.