Icardi ka shprehur dashurinë për klubin, duke shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bënte më të mirën për të mirën dhe se nuk ndihet aspak mirë që i është marrë shiriti i kapitenit. Situata e Mauro Icardit te Interi vijon të bëhet gjithnjë e më enigmatike, pas vendimit të ditës së martë, të drejtuesve të klubit, për t’i hequr shiritin e kapitenit, si rrjedhojë e disa sjelljeve të pahijshme nga ana e tij dhe bashkëshortes menaxhere, Wanda Nara.

Sulmuesi refuzoi të udhëtojë me skuadrën në Vjenë, për t’u përballur me Rapidin në Europa League. Ai nuk ishte i dëmtuar, pavarësisht raportimeve të ndryshme, këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri, Luciano Spalletti. Ndërkohë dje në “Appiano Gentile”, qendrën stërvitore të Interit, kanë qenë edhe drejtuesit e klubit, që kanë mbajtur një takim me Icardin, ku kanë biseduar për situatën e krijuar.

“Mediaset” raporton se, në një takim midis Icardi dhe drejtuesve të Interit dje, Icardi shprehu dashurinë e tij për klubin; duke shpjeguar se ai gjithmonë u përpoq të bënte më të mirën për të mirën e klubit dhe sa e tronditur dhe ndoshta i trishtuar ai ishte që ia hoqën shiritin e kapitenit. Në kthim, Interi nuk e dënoi me para për refuzimin e tij për të luajtur në ndeshjen kundër Rapidit, por argjentinasi nuk do të zbresë në fushë as kundër Sampdorias të dielën.