Gjiganti katalunas është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, ndërsa në listën e dëshirave të Barçës janë sulmuesit Rashford, Kane, Mbappe e Firmino Barcelona është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Gjiganti katalunas i ka veçuar dy sulmues të cilët i pëlqen për edicionin e ri.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” shkruan se kampioni spanjoll e pëlqen Marcus Rashfordin e Manchester Unitedit, por edhe Harry Kanen e Tottenhamit. Gjithashtu, Barça e pëlqen edhe objektivin e Real Madridit, Kylian Mbappe të Paris Saint-Germainit. E prapa tyre mbetet objektivi tjetër i Barcelonës, Roberto Firmino i Liverpoolit. Luis Suarez nuk e ka një zëvendësues ideal, prandaj gjiganti katalunas po mendon edhe në këtë aspekt.