Zbulohen dy dënimet e vëllait të ish-deputetit demokrat në Angli dhe në Irlandë.. Vuajtja e dënimit pas akuzave të autoriteteve britanike për veprat penale “Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme” si dhe “falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme” Ndonëse vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji ka ndryshuar në Shqipëri të gjithë të dhënat e tij personale, duke krijuar identitetine një personi tjetër, ai nuk është mjaftuar me kaq. Klodian Xhengo ose siç I thërrasin me emrin e ri Alex Kacani, ka bërë dokumente false duke jetuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikurse e faktojnë edhe institucioent britanike, mësohet se vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji është regjistruar dhe ka jetuar gjatë vitit 2006 në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente të falsifikuara i njohur si Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984 !! Pra jo vetëm me emër krejt tjetër, por edhe me datëlindje tjetër duke kryer hapur një vepër penale, atë të falsifikimit dhe të shkeljes së hyrjes në një territor pa pasur dokumente.

Mashtrimi i Salianjit- Edhe pse gjithçka është e dokumentuar, ish-deputeti demokrat ka mohuar një fakt të tillë me shpresën përtë shpëtuar karrierën e tij politike. Në intervistën e publikuar më 7 prill 2019, Ervin Salianji, i ka cilësuar shpifje dhe ka theksuar se ai nuk ka asnjë të afërm që ka problem me ligjin. “Janë shpifje të tmerrshme. Sa herë që unë kam qenë në aktivitet kanë prodhuar edhe akuza të tjera të pabaza për mua, për persona që unë nuk i njoh.

Për çdo problem që ka çdo person i rrethit tim familjar, nëse do të kishin, qeveria bashkë me institucionet e tjera në kurriz do të kishte marrë masat. Unë nuk kam mundësi t’i ofroj mbrojtje asnjë familjari tim, qoftë i largët apo i afërm. Nëse do të isha ministër dhe një afërm i imi do të kishte probleme me ligjin do të isha i pari që do të merrte dënimin me ashpërsinë maksimale. Në dijeninë time të plotë nuk ka asnjë familjar i imi që ka probleme me ligjin”, ka deklaruar Salianji.

Dënimi nga autoritetet britanike= Ndonëse Ervin Salianji mohoi që vëllai i tij me tre identitete Klodian Xhengo, Alex Kacani apo Ajet Kacani, të ketë dënime, e vërteta është krejt ndryshe. Mbi të rëndojnë një sërë akuzash nga autoritetet e huaja të cilat jo vetëm qëi kanë ndaluar hyrjen por njëkohësisht e kanë shpallur edhe në kërkim/ Mbi të gjitha ai rezulton se ka bërë edhe burg për krime që nga falsifikimi e deri tek mashtrimi dhe vepra të tjera të ngjashme.

Sipas të dhënave të autoriteteve policore të Mbretërisë së Bashkuar shtetasi shqiptar Klodian Xhengo nga komuna Gorë njihet me identitetet Alex Kacani, datëlindje 20.07.1979 (alias Klodian Xhengo, Klodian Kacani dhe Ajet Kacani i datëlindjes 10.02.1984).Me identitetin e fundit ky shtetas ka dy dënime penale në Mbretërinë e Bashkuar me referencë PNCID 06/211306W dhe CRO 166044/06W.

Burgu në Irlandën e Veriut- Vëllai i ish-deputetit demokrat duket se ka vuajtur dënimin edhe në burgjet britanike. Sikurse del edhe nga dokumentet e siguruara nga redaksia jonë, rezulton se Alex Kacaniështë dënuar për mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme që e ka shlyer me periudhën e paraburgimit.

Mësohet se dosja ka referencën CRO 166044/06Ë më datë 19.04.2006 ku ka një dënim në Irlandën e Veriut për veprën penale: Mashtrim dhe vepra të tjera të ngjashme. Kryer me periudhën e paraburgimit.

Dënimi i dytë dhe deportimi- Vëllai i deputetit Salianji është shpallur i padëshirueshëm nga autoritetet britanike, madje ai ka edhe një dënim prej 9 muajsh si dhe urdhrin për tu larguar nga ishulli. Me referencën PNCID 06/211306W më datë 11.07.2006 nga Gjykata e Middlesex Gh Crown, vëllai i Salianjit ka një dënim me 9 muaj burgim përfshi dhe procesin e rekomanduar të deportimit. Dënimi me burg është dhënë për veprën penale të: “Falsifikim, mbajtja e dokumenteve të falsifikuara dhe vepra të tjera të ngjashme, akti 1981 s.5(1)”. TEMA