Thirrja “Rama ik” në stadiumin Air Albania në nisje të ndeshjes Shqipëri Francë, ka qenë një lëvizje e dirigjuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike. Të rinjtë që mbajnë në duar pankartat me gërmat që formonin thirrjen Rama Ik, janë nisur që nga selia e PD-së me misionin për ta inaguruar stadiumin e ri me sloganin e opozitës joarlamentare.

Ata kanë postuar edhe foto në rrjetet e tyre sociale duke pranuar se kjo ishte një vepër e tyre. Mësohet se ata janë: Darvin Zalla, Gentjan Gjonaj, Mariglend Doçi, Jetmir Premçi, Bledjan Leka, Hajredin Ismaili, Oligert Musta dhe Oleg Hanku. Thirrjet zgjatën për disa minuta në para nisjes së ndeshjes në stadiumin e ri kombëtar.

Gentjan Gjonaj është i njohur si një mbështetës i flaktë i opozitës. Ai u vu në hetim nga policia për protestën e dhunshme të opozitës të organizuar nga opozita para Kuvendit në shkurt të këtij viti.

Ai është shfaqur edhe në protesën e banorëve të Astirit, edhe pse ai nuk preket nga projekti i Unazës së Re, pasi nuk jeton fare në atë zonë. Ai u arrestua si një ndër presonat aktivë që dhunuan forcat e Policisë Bashkiake, në protestën e banorëve të Astirit, që ende vijon.