Pasi Ermali njoftoi se do vijë me një projekt të ri kinematografik pas “2 gisht mjaltë”, publiku po e pret me padurim filmin e ri i cili do mbajë titullin “I love Tropoja”. Që nga titulli, ky film të nxit kuriozitetin për të mësuar më shumë e dita ditës producenti e aktori Ermal Mamaqi po na i zbulon surprizat.

Në një skenë Ermali mesa duket do shfaqet i veshur kështu, por për më shumë na mbetet për të parë filmin.

Një tjetër skenë të “I love Tropoja”, Ermali e zbuloi me një foto të postuar në Instagram që shkaktoi shumë të qeshura dhe të gjithë mezi po presin të zbulojnë për çfarë bën fjalë.

Një skenë shumë interesante në film është edhe ajo të cilën Ermali e zbuloi dje ku shfaqeshin vajza duke kërcyer te tubi. Se ç’donte Ermali mes tyre dhe ç’do ndodhë tek kjo pjesë, na mbetet ta shohim kur filmi të jetë i mbaruar dhe gati për të bërë namin në kinema.