Zhvillime të reja në kampin e Milanit. Ditën e sotme, u raportua që Luçiano Spaleti i kishte thënë “Po” ofertës së Milanit për të marrë vendin e Xhampaolos, por mesa duket ai nuk do të jetë i gatshëm.

Spaleti është ende nën kontratë deri në vitin 2021 me Interin, dhe siç raporton gazetari Xhanluka Di Marcio për “Sky Sport 24”, ai kërkon edhe një vit rrogën, gjë që Interi nuk dëshironte t’ia jepte, duke parë që ai do kalonte tek Milani.

Gjithsesi, tashmë Spaleti me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për të marrë drejtimin e Milanit, dhe në skenë si favorit, ka dalë emri i Stefano Piolit. Ish-tekniku i ekipeve si Palermo, Bolonja, Lacio, Fiorentina apo edhe Interit, duket se me shumë mundësi do jetë trajneri i ri i Milanit, edhe pse Boban e Maldini do dëshironin një emër me peshë si Spaleti.