Në familjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha peshën më të madhe të të ardhurave financiare, të paktën për vitin 2018, e mban bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputetë dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi, raporton tirananews.al. Kështu, Basha ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.

Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna. Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EWCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave, raporton tirananews.al.

Deklarata e pasurisë e Lulzim Bashës:

Të ardhura nga paga si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga data 1 janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018 – 1335462 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë së Kuvendit të Shqipërisë – 204.000 lekë

Të ardhura nga mbulimi I shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi I Shqipërisë – 330176 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në EWCP nga 1 Janari 2018 deri në 31.12.2018 – 32.705 euro

Të ardhura nga rikalkulimi I shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si Drejtore Programesh në EwCP për vitet 2014-2017 – 22664 euro. Tirananews.al