Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme në kuadër të përgatitjes së presidentit Ilir Meta për vendosjen e datave të zgjedhjeve në sistemin parlamentar.

Ndërkohë është zbuluar kalendari i takimeve me këtë delegacion, ku në fillim do të jetë me kryetarin e grupit parlamentar të PS Taulant Ballën, më pas më kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, Rudina Hajdari, Nimet Musai, dhe Adriatik Alimadhi. Në fund, në orën 11:00, delegacioni i Komisionit të Venecias do të takojë Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

Kalendari i takimeve të ditës së nesërme, e martë 10 shtator:

Ora 9:00-9:55: Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, z. Taulant Balla dhe deputetë anëtarë të Grupit. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II) Ora 10:00 – 10:55: Kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës, znj. Rudina Hajdari, z. Nimet Musai, z. Adriatik Alimadhi dhe deputetë anëtarë të grupeve. (Salla e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, kati II)

Ora 11:00-11:55: Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi (Salla e pritjes në Kryesinë e Kuvendit).