Pension pleqërie, pension për ish ushtarakët, pension social, janë vetëm disa nga përfitimet që qytetarët marrin sot nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Çdokush sot mund të përfitojë të ardhura për shkak të aksidenteve në punë, shpërblime, kompensim të energjisë elektrike, si dhe disa shtesa në pension dhe tek të ardhurat.

Pensioni i pleqërisë
Çdo person që mbush moshën mund të përfitojë pension pleqërie. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar ne moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social; – Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë periudhës kontributive; – Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë
Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit. Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj. Shëmbull: Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar). (Shqiptarja.com)