Vijojnë të dalin detaje të reja nga dosja “Babalja”, e cila trazoi përmes një skenari të mirëorganizuar, trazoi jetën politike në vend.

Së fundmi kanë dalë në dritë fakte të reja ku njerëz të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se kanë pritur në Belgjikë familjen e Albert Veliut, njohur si “Babalja” pas historisë së audio-përgjimit ku pretendohej të akuzohej Agron Xhafa, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Referuar provave të reja, bëhet me dije se “dëshmitari” i Partisë Demokratike është pritur nga të afërmit e kryeopozitarit Lulzim Bashan ë kohën kur ka aplikuar për azil në shtetin belg.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, Fredi Alizoti, kunati i “Babales” që në historinë e serur nga PD, imitoi në audio-përgjim zërin e Agron Xhafës, u shpreh para trupës gjykuese se ish deputeti Ervin Salianji, i ka thënë se “në Bruksel familjen ka ja rregulluar Lulzim Basha. Atje e kanë pritur njerëzit e Lulzim Bashës në një shtëpi private”. ‘Këto na i thoshte Salianji”.

Nga ana tjetër, avokati i Agron Xhafës, Ardian Visha, deklaroi se është vërtetuar me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë që kërkoi të mos hiqet dorë nga ekspertimi i zërit të Alizotit për t’i çuar më tej hetimet.

Ardian Visha: Gjëja e parë që bëmë ka qenë gatishmëria për të dhënë mostra zëri për të provuar që ai nuk ishte i përfshirë në bisedën e sajuar. Bëmë kallëzim dhe te nesërmen e kallëzimit vendosëm dorëzimin në Itali dhe para se të iknim në Itali lamë mostrat e zërit. Pasi kinostudio PD e re sajoji këtë gjë. Kemi bërë dhe ekspertizë private në Itali. Këta zotërit llapnin në media. Zërin e Geron Xhafës ekspertojeni sa herë e ku te doni. Po përse hiqni dorë nga ekspertimi i Zërit të Alfred Alizotit.

Prokurori Genci Qana: Për t’i marrë mostrat e zërit Geron Xhafës i dhamë të lexonte një libër të prokurorit Gentian Trenova asokohe. Ministria e Drejtësisë ka sjellë informacion për dosjen “Babale”, por ngatërrimi i adresës ka bërë që mos të paraqitet sot në seancë. Ministria e ka sjellë informacionin në Dhomën Penale, por ka ngatërruar adresën duke e dërguar në Gjykjatën Civile. Pas vendimit për të ekstraduar në Shqipëri, Albert Veliun, gjykata kërkoi informacion nëse ai ndodhet i arrestuar në Belgjikë apo nëse është në liri, vend ku ai kishte shkuar për të kërkuar azil politik pasi u arratis nga Shqipëria me denoncimin se e gjithë historia ishte një sajesë.

Nga ana tjetër, Indrit Sefa, avokati i Jetmir Olldashit, gazetarit që ka prodhuar skemën e mashtrimit për llogari të ish deputetit Ervin Salianji solli si prova në seancë 5 dënime të Alfred Alizotit nga vitit 1990 deri në 2015-ën ku sipas tij, vuri në dyshim “personalitetin e Alizotit si person që ka probleme me ligjin” duke thënë se nuk duhet besuar.

Ndërkohë, çudia në këtë argument është fakti se vetë Partia Demokratike ka përdorur si person të besueshëm Albert Veliun (Babalen), për të goditur kundërshtarin politik Fatmir Xhafaj. “Babale”, u konsiderua “heroi i selisë blu” edhe pse ka pasur probleme me ligjin dhe ka kryer disa vite burgim. TEMA/