Aktori legjendar, Alain Delon po rikuperohet në një klinikë private në Zvicër pasi pati një komplikacion në shëndetin e tij, pak ditë më parë. I biri i tij bëri me dije se Alain pësoi një goditje në tru dhe për pasojë pati edhe hemoragji.

Në një deklaratë për “AFP”, Anthony shtoi se pavarësisht operacionit të vështirë, gjendja e të atit është stabilizuar dhe organet e tij janë në gjendje perfekte. “Ai iu nënshtrua një operacioni në spitalin “Pitié-Salpêtrière” ku ai kaloi tre javë në kujdes intensiv. E gjithë familja qëndroi pranë tij në këto ditë vëllai im, motra ime dhe nëna ime Nathalie”, është shprehur Anthony.

Aktori 83-vjeçar francez është një ikonë e industrisë së filmit, pasi ka interpretuar në mbi 80 filma. Ai ka punuar me kineastë si Michelangelo Antonioni, Luchino Visconti, Jean-Pierre Melville dhe Jean-Luc Godard.