Manchester United dëshiron që të nënshjkruajë me mesfushorin e Juventusit, Emre Can.

E ardhmja e Emre Can duket e dyshimtë pasi Sarri e la atë jashtë skuadrës së tyre në Champions League.

Tuttosport raporton se gjermani mund ta ndiqte Max Allegrin dhe Mario Mandzukicin drejt Old Trafford, ndërsa sot Sky Sports është në të njëjtën linjë me mediat italiane.

25-vjeçari kaloi katër vjet me rivalët e United, në Ligën Premier te Liverpooli, përpara se të bashkohej me Bianconerët në verën e 2018.

Ai bëri 37 paraqitje për Zonjën e Vjetër me Max Allegrin në krye në sezonin e kaluar, duke fituar një Scudetto.