Pas humbjes ndaj Holandës, trajneri i Gjermanisë, Joachim Loë ndjen “dhimbje” koke.

Takimi i radhës i 4 herë fituesve të kupës së botës do të jetë kundër Irlandës së Veriut por mesfushori Ilkay Gündogan nuk mund të luajë.

Ai ka braktisur grumbullimin për shkak të një problemi në stomak. Gundogan la ekipin dhe do të niset drejt Anglisë për të qenë nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola te Manchester City.

Schulze ishte futbollisti i parë që u dëmtua dhe la kombëtaren. Mbrojtësi i Dortmundit ka një dëmtim të keq në këmbë dhe do të mungojë gjatë, ndërsa mesfushori Gundogan pritet të rikthehet shpejt.