Lionel Messi është ylli i gjeneratës aktuale të futbollistëve dhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, sipas mesfushorit të Manchester City dhe Gjermanisë, Ilkay Gungodan. Kapiteni i Barcelonës është pesë herë fitues i Topit të Artë, njëlloj si Cristiano Ronaldo, dhe nga shumë vlerësohet si njëri prej lojtarëve më të mirë në histori.

Messi dhe Ronaldo janë përsëri në garë për Topin e Artë, përkrah yllit holandez Virgil van Dijk, i cili e udhëhoqi Liverpoolin drejt fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Derisa debati Messi vs Ronaldo vazhdon tash e një dekadë, Gundogan nuk ka dyshim se sulmuesi argjentinas është më i miri që ia kanë parë sytë.

I pyetur se kush është më i miri në histori, Gundogan tha: “Lionel Messi”. “Sipas mendimit tim, ai ka aftësi shumë të veçanta. Ai ka talent dhe gjithmonë ia del ta shfaqë atë në fushë. Ai ka instinkt për t’i marrë vendimet e duhura në fushë gjithmonë. Në përgjithësi, askush nuk ka cilësi më të mëdha sa Lionel Messi”, shtoi ai.

“Ai është ylli i gjeneratës sime dhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve. Shpresoj se do të mundë ta shikojmë duke luajtur edhe për disa vjet të tjera”, përfundoi ai.