Sulmuesi i skuadrës së të rinjve të Borussia Dortmund, Yusuf Mukoko, ka marrë një dhuratë speciale për ditëlindjen e tij.

Djaloshi ka mbushur 15 vjeç dhe ka publikuar në rrjetet sociale surprizën që kam marrë nga idhulli i tij: Lione Messi.

Ai, që konsiderohet “Messi i ri me ngjyrë” dhe që ndiqet prej kohësh nga klube të ndryshëm, ka shprehur gëzimin e madh për dhuratën e marrë.

“Oh Zot! Kam marrë një dhuratë të tillë nga idhulli im. Njëmijë herë faleminderit Leo Messi. Faleminderit për urimet që më ke bërë për ditëlindjen”, ka shkruar Mukoko.

Gjermani ka marrë nga argjentinasi një portret të Pleshtit dhe  fotografi të ndryshme, padyshim me autografin e tij.