Xherdan Shaqiri pas golit të shënuar ndaj Evertonit dhe pas dëmtimit që kaloi tha që është i gatshëm për trajnerin Jurgen Klop për muajin e ngjeshur të dhjetorit. Zvicerani kishte luajtur vetëm 15 minuta gjatë gjithë sezonit përpara se të mërkurën në mbrëmje të zbriste në fushë nga minuat e parë në fitoren në derby 5-2 ndaj Evertonit.

Ndaj Evertonit Shaqiri zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer ku gjeti edhe golin, pas një periudhe të vështirë që kaloi pas dëmtimit të gjatë që e la jashtë fushave. 28 vjeçari thotë që është i gatshëm për ti ardhur në ndihmë Liverpolit tani duke parë edhe kalendarin e ngjeshur të 9 ndeshjeve në muajin dhjetor.

Shaqiri pas ndeshjes ndaj Evertonit tha “Jam gati dhe këtë e vuri re trajneri edhe në stërvitje. Jam stërvitur mirë. Mendoj se luajta mirë pas shansit që më dha trajneri. Në fund më e rëndësishmja është fitorja e skuadrës. Jam dëmtuar dhe falënderoj Zotin që nuk ndjejë më shqetësimi, pas dy muaj larg fushave. Kam punuar shumë për tu rikthyer në formën e duhur”.