Papritur këngëtarja shqiptare Venera Lumani ndërroi foton e profilit duke vendosur atë të një djali të panjohur. Nuk ishte as Lindi, partneri i saj dhe as ndonjë pjesëtar i familjes kështu që nuk ishte e vështirë të kuptonin se Instagrami i saj është hakuar.

Një turk me emrin Xhengiz tashmë ka marrë profilin e këngëtares duke ndryshuar çdo gjë, nga bio te fotoja e profilit, përveç emrit kryesor. Nuk e dimë sesi ka reaguar Venera për këtë, por të gjithë i kemi sytë nga profili i Lind Islamit për ndonjë njoftim me rëndësi. Shpresojmë që Venera të rikthejë shumë shpejt Instagramin e saj!