Wanda Nara ka thumbuar ish-sulmuesin e Interit, Antonio Cassano-n.

I ftuari i zakonshëm te programi “Tiki Taka” në Italia 1, Cassano u përgjigj në lidhje me të ardhmen e Zlatan Ibrahimovic, teksa u pyet nga bukuroshja: “ku e sheh të luajë miku yt Ibra?”.

Sipas Cassano-s, transferimi i mundshëm te Interi nuk do të ishte ideali dhe do të sillte probleme të mëdha te ambienti: “Të zgjedhë Napolin pa u menduar! me Conten te Interi do të zgjaste dashuria vetëm 1 minutë e gjysmë. Sherri do të plaste pas konferencës për shtyp”.