Ish moderatorja dhe modelja seksi, Wanda Nara dhe lojtari shumë i diskutuar kohët e fundit përsa i takon merkatos Mauro Icardi janë fotografuar në momete intime në pishinë.

Pamjet nga liqeni, shëtitjet me anije, darkat e shtrenjta janë disa nga postimet që Wanda ka publikuar në Instagram.

Gjithashtu modelja ka publikuar foto nga momente të nxehta me Icardin.

Ata shihen teksa dhurojnë puthje të nxehta dhe Nara ka pohuar se vendi i saj i preferuar në botë janë krahët e burrit të saj.

Fotoja ka marrë me mijëra pëlqime në pak orë dhe është konsideruar si një nga fotot më të nxehta të çiftit.