Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ndërkombëtarët po i bëjnë shumë presion që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës.

Deklaratën e bëri sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të partisë së tij progresive, ku tha se vendin e pret një fundvit i vështirë.

Megjithatë, Vuçiç u shpreh kategorik kur tha se Pavarësia e Kosovës nuk do të njihet, nëse serbët nuk përfitojnë asgjë në këmbim.

Ai i bëri thirrje Listës Serbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë dhe t’i fitojë ato në radhët e komunitetit serb.