Sot u zhvillua mbledhja e radhës e Grupit Ndërinstitucional të Punës nën drejtimin e ministrit të Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, për hartimin e paketës ligjore për garantimin e të drejtës së votës shtetasve shqiptarë jashtë Shqipërisë

“Hartimi i paketës ligjore për votën në Diasporë, i cili do të paraqitet për miratim në Këshillin e Ministrave, përbën një reformë të rëndësishme të sistemit zgjedhor në Shqipëri”, – njofton Ministri Shtetit për Diasporën.

Në bashkëpunim me Komisionin e Reformës Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, grupi ndërinstitucional ka për detyrë të koordinojë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, të realizojë konsultime dhe të marrë mbështetje nga përfaqësues të shoqërisë civile, ekspertë të jashtëm si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Hartimi i kësaj pakete ligjore është në përputhje të plotë me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe modelet e vendeve anëtare të tij.