07.02.2019, Niedersachsen, Lemwerder: Verteidigungsministerin Ursula von der Leyen (CDU) spricht auf der Lürssen-Werft bei einer Veranstaltung zum Baustart für eine K130-Korvette. Der Auftrag hat ein Gesamtvolumen von rund zwei Milliarden Euro. Die ersten Schiffe sollen sukzessive ab 2022 von der «Arbeitsgemeinschaft K130» geliefert werden. Foto: Carmen Jaspersen/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

Këshilli Evropian është mbledhur sot në Bruksel ku temë kryesorë është diskutimi mes BE-së dhe Britanisë së Madhe rreth Brexit, çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe Turqia. Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen tha se është zhgënjyese dhe ndjen keqardhje për shtyrjen e mundshme të zgjerimit të BE-së, me vende të tjera kandidate. Sipas der Leyen sot nuk ka shenja që të këtë vendim për zgjerimin e BE-së.

“Ndjej keqardhje të thellë për këtë, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur, – tha von der Layen në samitin e liderëve të BE.

Edhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, duke folur pas takimit me krerët e BE-së ka apeluar që Bashkimi Europian të mbajë fjalën ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

“Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu kërkua të bënin sakrifica me reformat. Nëse detyrat u kryen atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimin” tha Sassoli.

Presidenti i Parlamentit Europian tha se ka disa qëndrime për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Udhëheqësit e BE duhet të diskutojnë mundësinë e hapjes së negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë gjatë një darke në Bruksel.

Çështja u shtrua në axhendën e samitit të liderëve të BE, por nuk pati konsensus midis ministrave të BE.

Shumica e Shteteve Anëtare mbështetën hapjen e negociatave të pranimit me Shkupin dhe Tiranën.

Përfaqësuesit e Holandës dhe Danimarkës ngritën kundërshtime për kapjet e paplotësuara për të filluar bisedimet e anëtarësimit, ndërsa Franca kërkoi një ndryshim në metodologjinë e procesit të pranimit.

Vendimi do të merret nesër në Samitin e BE-së, bë Bruksel, por 24 orë para vendimit, nga deklarata që japin zyrtarët më të lartë, shanset duken gjithnjë e më të pakta.